Linja e tensionit, devijon trafiku në bulevard

23/09/2013 22:45

Pas zhvendosjes nën tokë të linjës së tensionit të lartë, ndërtuar 15 vite më parë përgjatë bulevardit ‘Zogu i Parë’ në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për zhvendosjen e shtyllave elektrike të saj.

Për shkak të këtyre punimeve, nga ora 18:00 e së hënes deri në orën 05:00 të se martës, qarkullimi i automjeteve përgjatë bulevardit do të bllokohet.

Transporti publik, linja Uzina Dinamo-Sharrë dhe e Tufinës jane zhvendosur në rrugën e ‘Barrikadave’.

Zhvendosja nën tokë e linjës së tensionit të lartë sipas bashkisë i shërben sigurisë së banorëve të zonës, por edhe kalimtarëve përgjatë bulevardit dhe kryhet në kuadër të ndërtimit të bulevadit të ri që pritet të përfundojë brenda një viti e gjysmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA