Presidentja braziliane, Dilma Rousef anuloi vizitën e saj drejt Shteteve të Bashkuara, të parashikuar për në muajin tetor, pas skandalit të përgjimeve të bërë publik nga mediat së fundmi.
Rousef do të zbriste në Uashington më 23 tetor dhe do të ishte presidentja e parë braziliane që vizitonte Shtetet e Bashkuara që nga viti 1995.
“Në mungesë të një hetimi serioz dhe të një sqarimi serioz mbi cështjen e përgjimeve, është e pamundur që të vazhdohet me vizitën ashtu sic ishte planifikuar”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga mediat nga ana e presidentes së Brazilit.
Raportimet e mediave braziliane flasin për akses të agjencisë amerikane të sigurisë (NSA) në të gjitha faqet e internetit të presidentes Rousef. Sipas tyre, përvec kësaj është përgjuar edhe aktiviteti dhe gjithë procesi i kalimit të një fushë naftë-mbajtëse pranë Rio-s drejt një kompanie private.
Autoritetet braziliane thanë se nëse këto janë të vërtetë, atëherë kemi të bëjme më një “spiunazh industrial”.
Uashingtoni ka mirëpritur vendimin e presidentes së Brazilit. Në një deklaratë, zëdhënësi i presidentit Obama, Jay Carney tha se vendimi për të shtyrë vizitën për një kohë të pacaktuar ishte një vendim i përbashkët mes presidentes Rousef dhe presidentit Obama që nuk dëshiron që marrëdhëniet mes dy vendeve të cënohen nga mosmarrëveshje të castit.
Top Channel