Jennifer Aniston promovon filmin e ri

15/09/2013 00:00

Jennifer Aniston mbërriti të shtunën në Toronto Film Festival për të promovuar filmin e saj më të ri ‘Life of Crime’.

Aktorja 44-vjeçare interpreton në këtë film një grua që rrëmbehet nga një bandë mashtruesish, një histori e bazuar në romanin e Emore Leonard, të vitit 1978.

Regjisori i filmit, Daniel Schechter, ka thënë se ky rol është puna më e mirë e Aniston në karrierë.

“Njerëzit kanë për ta pëlqyer shumë sepse është puna e saj më e mirë. Kam qarë kur e shikoja duke interpretuar”, u shpreh Schechter.

Filmi ‘Life of Crime’ mbylli Festivalin e Filmit të Torontos dhe ka marrë vlerësime pozitive nga kritika. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Tim Robbins dhe reperi Mos Def.

Top Channel