Diddy humb 1 mln $: “Nuk janë asgjë”

15/09/2013 00:00

Për shumicën e njerëzve është një shumë e paimagjinueshme, por reperi Diddy është nga ata që nuk e vret mendjen nëse humb 1 milionë dollarë në një lojë me zara.

Këngëtari amerikan e humbi këtë shumë në dëm të reperit Rick Ross, me të cilin po luante në studion e regjistrimit. Diddy shkroi në Instagram: “Sapo humba 1 milionë dollarë, por nuk janë asgjë!”

Paratë sigurisht që nuk janë problem për një personazh si Diddy, i cili është renditur në vendin e parë nga revista ‘Forbes’ në klasifikimin e artistëve më të pasur të Hip-Hop-it.

Diddy ka lënë pas Jay Z, Dr Dre dhe 50 Cent. Mendohet se pasuria e 43-vjeçarit kap shifrën e 580 milionë dollarëve.

Top Channel