Të dhënat e shërbimeve amerikane të zbulimit lidhur me Sirinë, që iu paraqitën në mënyrë sekrete senatorëve, kanë forcuar bindjen e atyre që mbështesnin idenë e sulmit, por nuk kanë arritur të ndryshojnë qëndrimin e senatorëve të lëkundur.
Sias “Zërit të Amerikës”, gjatë një seance me dyer të mbyllura, anëtarët e Senatit dëgjuan dëshmitë e operativëve në terren, të mbërritur në Kapitol Hill për të prezantuar argumentat e administratës për ndëshkimin e Damaskut zyrtar.
Duke dalë nga seanca, kryetarja e Komisionit të Senatit për Shërbimet e Zbulimit, Dianne Feinstein tha se provat se janë përdorur armë kimike në Siri janë më bindëse se sa provat që iu paraqitën ligjvënësve para ndërhyrjes së vitit 2003 në Irak.
“Që në momentin që administrata Obama e bëri njoftimin, mendoj se duhet ta konsideronim të gjithë të nevojshme mbështetjen e tij, ndryshe Amerika do të shihet si tigër prej letre”, deklaroi Feinstein.
Feinstein po përpiqet të bindë senatorët e tjerë të votojnë në favor të rezolutës që mori dritën jeshile të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë.
Në seancë të rregullt, Senati pritet të votojë javën e ardhshme lidhur me rezolutën për autorizimin e sulmit. Rezoluta parashikon sulme për të dëmtuar aftësitë ushtarake të Sirisë, por përjashton dërgimin e forcave tokësore amerikane.
Top Channel