Me rritjen e temperaturave dhe në pamundësi për të frekuentuar detin, shumë qytetarë u drejtohen pishinave.
Ndonëse
pagesat për të hyrë në pishina fillojnë nga 800 lekë për person,
administratorët e tyre të etur për fitime neglizhojnë kujdesin për
higjienen dhe mirëmbajtjen e pishinave, duke i shndërruar ato në burim
infeksionesh për qytetarët.

Instituti i Shëndetit Publik ka monitoruar 35 pishina në Tiranë.

“Rezultoi që shtatë pishina ishin pa klorin e nevojshëm dhe tre pishina kishin tregues të ndotjes bakteriologjike”, tha Adrian Hoxha, drejtor i ISHP-së.

Pakkush respekton kushtet higjieno-sanitare dhe numrin e percaktuar te frekuentuesve ne pishine sipas normes dy meter katrorë per pushues, duke lejuar t’u shkaktohen infeksione te ndryshme te syve, vesheve dhe lekures ne pergjithesi.

“Shumë shpesh pacientët vijnë me atë që quhet sindroma e notarit në lëkurë. E vetmja pjesë e lëkurës, e cila është normale, e paprekur, pa skuqje, pa fryrje, pa edemë është pjesa ku kanë qenë të vendosura rrobat e banjës. Nga ana tjetër ka mjaft probleme që shkaktohen nga veshi dhe nga sytë. Nëqoftëse niveli i ujit në pishinë është nën nivelin e filtrave, të cilët janë të vendosur në të gjithë buzët e pishinës, atëherë automatikisht kjo tregon që uji nuk është duke u zëvendësuar më ujë tjetër. Eshtë një lloj testi, edhe mënyra se si ecet në buzët e pishinës. Nëse shapkat që ne përdorim janë të rrëshqitshme gjatë momentit që jemi duke ecur buzë pishinës kjo tregon praninë e algave”, thotë dermatologia Erjona Shehu.

Por sipas dermatologeve probleme ne lekure shkaktohen edhe nga mbidoza e klorit apo mos rregullimi i pehashit te ujit ne pishine, ndersa sygjerojne mbajtjen e higjienës edhe nga vete qytetaret.

“Përpara se të futemi në pishinë, duhet patjetër që të bëhet një shplarje e trupit. Kjo vlen edhe për nënat, të cilat fusin fëmijët e tyre në pishinë, që fëmijët të jenë të higjienizuar, të mos kenë mbetje të jashtëqitjeve të tyre. Të ndërgjegjësohen për faktin që nuk duhet të kryejnë nevojat e tyre personale brenda në pishinë, të mos urinojnë në pishinë. Urinimi bart me vete edhe rrisqe të shumta, të cilat fillojnë nga një sërë bakteresh që ndodhen në organizimin tonë”, tha Shehu.

Dermatologet thone se perdorimi i kremrave mbrojtes ndaj diellit krijojne nje shtrese ne lekure qe pervec se nga rrezet e diellit e mbron lekuren edhe nga irritimet e ndryshme qe mund te shkaktohen nga papastertite ne pishina.

Top Channel