Meta, tur falenderimi në Berat

12/07/2013 19:30

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët e LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në qarkun e Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, ka zhvilluar një takim në këtë qytet, ku ka falenderuar të gjitha strukturat e LSI-së për rezultatin e arritur.

Meta deklaroi se LSI kaq mandate mund t’i kishte marrë dhe me 120 mijë vota, por ndihet kreanare për kontributin e dhënë për Aleancën për Shqipërinë Europiane.

“Kaq mandate ne mund t’i kishim marrë edhe me 120 mijë vota, por ne jemi krenarë sepse kemi dhënë kontributin tonë maksimal për këtë fitore bindëse të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Shqipëria do të ecë përpara përmes këtij koalicioni, duke vendosur interesat e vendit përpara gjithçkaje. LSI e ka provuar këtë”, ka deklaruar Meta.

Më pas kreu i LSI-së u ndal edhe në qytetin e Kuçovës, ku deklaroi se rezultati i LSI-së është një përkushtim maksimal ndaj qytetarëve që e votuan atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA