Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar gjatë së premtes statisitikat për “gratë dhe burrat në Kosovë” në vitin 2011.

Ky publikim është pasuruar me të dhëna statiskore nga rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave gjatë prillit të vitit 2011, si dhe nga vlerësimi i popullsisë për vitin 2011.

Sipas këtij publikimi, popullsia e përgjithshme rezidente në Kosovë në fund të vitit 2011 rezultoi rreth 1.8 milionë banorë, ku 61% e saj jetojnë në zona rurale me dendësi të popullsisë 177.4 banorë për km².

Madhësia e ekonomisë familjare është 5.85 persona, ku raporti meshkuj/femra është 96%. Pra, për çdo 101.32 meshkuj ka 100 femra. Ndërkaq, 8.3% e familjeve drejtohen nga një grua si kryefamiljare.

Nga kjo, sipas regjistrimit të popullsisë, rezultoi se burimi kryesor i të ardhurave të jetesës për gratë kryesuese të familjes janë “mbështetje tjetër”. Ndërkaq, 54% e grave kryefamiljare të njësive ekonomike bujqësore kanë tokë.

Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë është 29.5-vjeçare, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku shkalla e analfabetizmit është 4.18% në popullsinë mbi 15 vjeç, ndërsa në mesin e grave është 5.07%.

Raporti i popullsisë me të paktën arsimim të mesëm të lartë të përfunduar është 60.6% meshkuj dhe 27.3% femra, kurse hendeku gjinor në nivelin e arsimit të lartë është 60%.

Shkalla e papunësisë te gratë është më e lartë se te burrat. 55.5% kundrejt 40.5% krahasuar me vitin 2010, ku gratë ishin me 80% të viktimave të dhunës në familje, në vitin 2011 kjo shifër ka rënë në 77%.

Top Channel