Kevin Rudd rikthehet si kryeministër i Australisë, gjatë ditës së enjtes, 3 vjet pasi u zëvendësua në këtë zyrë nga ish-deputetja e tij, Julia Gillard.
Rudd sfidoi Gillard për lidershipin e Partisë Laburiste të mërkurën, duke fituar me rezultatin 57 pro dhe 45 kundër, në parlamentin e ish-anëtarëve laburistë.
Në sistemin parlamentar të Australisë, lideri i partisë qeverisëse merr postin e kryeministrit dhe mëngjesin e së enjtes, në Canberra, Rudd u betua për të dytën herë.
Gillard dha dorëheqjen pas votimit të partisë, natën e së mërkurës, si dhe bëri të ditur se do të largohet nga politika.
Një faktor i rëndësishëm në dorëheqjen e Gillard, si dhe në rikthimin e Rudd, janë zgjedhjet që priten të mbahen në Australi në fund të këtij viti.
Nën drejtimin e Gillard, laburistët do të përballeshin me një disfatë dërrmuese, sipas sondazheve me publikun. Por, të njëjtat sondazhe treguan se nëse Partia Laburiste do udhëhiqej nga Rudd, mund t’ia dalë shumë më mirë në kutitë e votimit.
Guvernatori i përgjithshëm australian, Quentin Bryce, mbikqyri ceremoninë e betimit në ndërtesën qeveritare në Canberra. Ai përfaqëson Mbretëreshën Elizabeth të dytë, si kryetar shteti.
Top Channel