Obama, në Afrikë kundër ekspansionit kinez

26/06/2013 20:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, udhëton të mërkurën në një tur afrikan, që do ta ndalojë atë në Senegal, Afrikën e Jugut dhe Tanzani.

Kjo është hera e dytë gjatë pesë viteve të drejtimit të vendit që Obama realizon një vizitë në Afrikën sub-Sahariane.

Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është rritja e shanseve të investimeve për bizneset amerikane, ashtu si bisedimi rreth çështjeve të tjera si siguria ushqimore, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe respektimi i shtetit ligjor.

Megjithatë, për analistët e gjeopolitikës ndërkombëtare, qëllimi i vërtetë i vizitës është parandalimi i një ekspansioni gjithmonë e më të madh të Kinës në Kontinentin Afrikan.

Superfuqia e dytë e botës ka investuar me miliarda dollarë në Afrikë vit pas viti, me fokus industrinë minerare dhe nxjerrjen e përpunimin e naftës, duke zëvendësuar SHBA-në si partnerin kryesor tregëtar të kontinentit që prej vitit 2009.

Në mënyrë rastësore, kjo vizitë e Obamës në Afrikë përkon me atë të paardhësit të tij, George Ë. Bush, i cili do të jetë në Zambia javën e ardhshme, në kuadrin e një fushate për ndërgjegjësimin kundër kancerit, si pjesë e një fondacioni në të cilin ai është bashkëthemelues.

Me shumë vëmendje pritet etapa e Obamës në Afrikën e Jugut, ku rëndësia e kësaj vizite është errësuar nga shëndeti në përkeqësim i heroit të luftës kundër diskriminimit racor në këtë vend, Nelson Mandela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA