
Rafael Nadal do ta ketë tepër të vështirë rrugën e tij drejt suksesit të tretë të karrierës në Grand Slemin e Uimbëlldonit, i vetmi që nuk respekton renditjen e ATP-së në hedhjen e shortit.
Tradicionalisht, kokë shorteu vendosen gjithmonë numri një dhe dy në botë, që mund të ndeshen vetëm në finale midis tyre, ndërsa ai tre dhe katër, sipas përcaktimit, mund të përballen me njërin prej dy kryesuesve vetëm në gjysmëfinale.
Nadal, aktualisht është numri pesë në botë dhe shpresonte që të renditej midis katër të parëve në klasifikimin specifik që përdorin britanikët, por përllogaritja që përdor Uimbëlldoni, i cili merr në shqyrtim dy rezultatet e fundit në Grand Sleam dhe disa rezultate të tjera në fushat me bar, e nxorri spanjollin përsëri të pestin, siç u publikua këtë të enjte.
Fituesi rishtas i “Roland Garros”, në bazë kësaj përllogaritje, rrezikon që të ndeshet me Djokovic ose Federer që në çerekfinale dhe do të ketë një rrugë potencialisht tepër të vështirë deri në finale, nëse do të mbërrijë.
Duke përjashtuar surprizat që mund të ndodhin dhe llogaritur që në çerekfinale do të jenë të katërt numrat e parë të botës, atëherë Nadali do të ndeshej, nëse do të arrinte deri në fund, me tre prej katër numrave të parë, që në Uimbëlldon janë Djokovic, Murray, Federer dhe Ferrer, sipas këtij rendi.
Top Channel