Fjalëkalimi i pathyeshëm nuk ekziston

28/05/2013 18:55

Një grup piratësh kibernetikë provuan se fjalëkalimi perfekt thjesht nuk ekziston.

Ndonëse rekomandohet fuqimisht që në përzgjedhjen e fjalëkalimeve të mailit, rrjeteve shoqërore e mbi të gjitha, të faqeve ku duhet të bëjmë transferta bankare fjalëkalimet të jenë të mbushur me gërma kapitale, gërma normale, shifra e shenja pikësimi, për ta bërë sa më të vështirë deshifrimin, kjo nuk e bën të pamundur për hackersa që të hyjnë në llogarinë tonë.

”Ars Technica”, një faqe e mirënjohur që publikon lajme nga zhvillimet teknologjike e kibernetike, grumbulloi një grup piratësh, të cilave i kërkoi që të gjenin me saktësi 16 449 kode të panjohura prej tyre.

Brenda një dite pune, 14 800 kode ishin deshifruar, ndërsa pjesa tjetër, me shumë gjasa ishte sërisht e zbërthyeshme, nëse hackerat do të kishin pasur më shumë kohë.

Në total, përqindja e suksesit të kodeve të zbërthyera varionte nga 62% nga 90%, ndërsa në raste të rralla, piratët kishin nevojë për më shumë se një orë kërkime, për zbulimin e kodit.

Midis fjalëkalimeve të zbuluara, përfshihen fjalëkalime që vullnetarisht jepesh nga njerëz të ndryshëm, por edhe të tjera të ndërtuara për të qenë sa më të vështirë për t’u zbërthyer, si kode 16-shifrorë, si “qeadzcwrsfxv1331”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA