Blatter kritikon Federatën Italiane
15/05/2013 00:20
Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), e cila detyron Romën të paguajë 50 mijë euro gjobë, për koret raciste ndaj Balotelit dhe Boateng, në ndeshjen e fundjavës Milan-Roma.
Sipas numrit 1 të futbollit botëror, kjo shifër është shumë pak, për të
luftuar një incident të tillë, me përmasa kaq të mëdha.
Blatter ka
deklaruar se mbledhja e ardhshme e Kongresit të FIFA-s do të nxjerrë një
rregull të ri kundër racizmit në futboll, që do të aplikohet në të
gjithë botën.
Top Channel