" /> ">
Një grup mjedisor denoncoi dy firma vietnameze, të cilat kanë shtyrë “virtualisht” kufirin me dhjetëra kilometra në thellësi të territorit të fqinjëve të varfër të Laosit e Kamboxhias.
Sipas “Global Witness” dhe “HAGL”, kompanitë vietnameze të prodhimit të gomës kanë përvetësuar 280 mijë hektarë, të mbjellë me plantacione gome në të dy vendet fqinje.
Në raport, shkruhet se banorët e këtyre zonave janë shpërngulur me forcë, duke i ofruar dëmshpërblime qesharake ose pa asnjë lloj dëmshpërblimi në shumë raste.
Ndërkohë, dy firmat akuzohen se kanë shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha mjedisore në vendet fqinje, nëpërmjet shfytëzimit pa kriter që është bërë në Laos e Kamboxhia.
Problemi i zaptimit të tokave është ngritur prej disa vitesh nga donatorët e huaj dhe OJQ-të në këtë zonë të Azisë.
Në Vietnam, një vend komunist, prona private nuk është e njohur dhe përballë një centralizimi dhe organizimi më të madh shtetëror, kompanitë vietnameze kanë qenë në gjendje që të shtrijnë aktivitetin e tyre në thellësi të territorit të fqinjëve të varfër, ku fshatarët kanë pasur pak mbështetje nga autoritetet e tyre, që favorizojnë koncensionet në shkallë të gjerë për të lehtësuar barrë e shtetit në zonat rurale.
Top Channel