Një 21-vjeçare nga Vlora u diagnostikua para 4 vitesh me një tumor të pashërueshëm. Të dëshpëruar, familjarët vendosën që të lejonin trajtimin e saj me kimioterapi dhe mjekime të fuqishme, për t’i zgjatur jetën me disa muaj.
Megjithatë, pas kërkimeve të shumta të vëllait të saj, një mjek tjeter sheh analizat disa javë më pas dhe i thotë se e motra nuk ishte me tumor.
Përfundimisht, siç tregoi emisioni “Pasdite” në “Top-Channel”, dedikuar gabimeve mjekësore, analizat e dërguara në Greqi treguan gjithashtu se e reja nuk kishte asnjë lloj tumori, aq më pak terminal, por thjesht një infeksion të zakonshëm.
Pasojat e kimios: Sot, 25-vjeçarja nuk mund të lindë më fëmijë dhe i është rishfaqur epilepsia, një sëmundje nga e cila ishte kuruar që kur ishte fëmijë.
Top Channel