Tom Cruise ka pranuar të jetë protagonist në pjesën e pestë të sagës “Mision i Pamundur” dhe do të interpretojë sërish rolin e superspiunit Ethan Hunt.
Aktori 50-vjeçar do të jetë gjithashtu edhe producent i këtij filmi që ende nuk ka një titull.
Filmi i katërt i sagës “Mission Impossible – Ghost Protocol” u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit 2011 dhe grumbulloi plot 700 milionë dollarë në të gjithë botën. Ky film ka qenë suksesi më i madh komercial i Cruise në karrierën e tij të gjatë.
Paramount Pictures dhe Skydance Productions konfirmuan për ‘Deadline Hollywood’ se Tom Cruise ka arritur marrëveshjen për rolin e Ethan Hunt. Nuk dihet ende se kush do të jetë regjisori dhe skenaristi i filmit të radhës.
Filmi i parë Mision i Pamundur është shfaqur në vitin 1996. Regjisor i tij ishte Brian De Palma.
Top Channel