Njeriu që u bë i famshëm me këngën ‘I Believe I Can Fly’ (Besoj se mund të fluturoj) ka frikë nga udhëtimi me avion. Kohët e fundit është mësuar se këngëtari i rrymës R&B çdo udhëtim të tijin e bën me autobus, sado i largët qoftë destinacioni.
Në festivalin Coachella që po mbahet në Kaliforni, R. Kelly ishte i ftuar nga grupi francez Phoenix për të kënduar bashkë me ta, por udhëtimi i gjatë me autobus e vonoi.
Vokalisti i grupit, Thomas Mars, tha për ‘The Sun’: “Ai shkon kudo me autobusin e turit. U nis nga Chicago të mërkurën dhe mbërriti të shtunën për koncertin. Iu deshën tre ditë. Ne dolëm në skenë, ai ishte në trafik. Gjithsesi, erdhi në kohë për tu futur menjëherë dhe të niste këngën.”
Vokalisti shtoi: “Këndoi dhe u kthye në Chicago direkt. Udhëtoi 7 ditë për 5 minuta performancë.”
Top Channel