Traktati i Armëve bllokohet nga Irani, Siria, Korea V.

29/03/2013 04:00

Irani, Korea e Veriut dhe Siria kanë bllokuar atë, që mund të kishte qenë traktati i parë për rregullimin e tregtisë globale prej 70 miliardë dollarësh, sa i përket armëve konvencionale.

Drafti do t’u kërkonte shteteve të siguronin se armët konvencionale nuk do të transferoheshin nga njëri kufi në tjetrin, nëse ato do të përdoreshin për abuzime ndaj të drejtave të njeriut.

Mbështetësit e tij shpresonin të siguronin mbështetjen e 193 vendeve anëtare të OKB-së. Por, tashmë drafti do të dërgohet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të kalojë me një mazhorancë të theksuar.

“Ky nuk është një dështim, ky i sotmi është një sukses i shtyrë, por jo për shumë kohë”, tha shefi negociator i OKB-së, Jo Adamson, i cili e cilësoi draftin si një “traktat të mirë dhe të fortë”.

Diplomatët kanë punuar për gati një dekadë, për të arritur marrëveshjen mbi një set parimesh për të ndaluar rrjedhjen e pakontrolluar të armëve, teksa të enjten shumë prej tyre besuan se traktati ishte shumë pranë gjetjes së konsensusit.

Traktati do t’i ndalojë vendet të eksportojnë armë konvencionale, përkundrejt embargove të armëve, apo armë që mund të përdoren për akte genocidi, krime ndaj njerëzimit, krime lufte apo terrorizëm.

Ai do të kërkojë gjithashtu nga shtetet, që të ndalin mundësinë e rrjedhjes së armëve konvencionale nëpër tregjet “e zinj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA