Zelensky njofton marrëveshjen e re për dronët, Ukraina kërkon të forcojë mbrojtjen ndaj Rusisë
Analiza e rezultatit të zgjedhjeve në landin Meklenburg-Pomeranine Perëndimore tregoi se qendrat urbane në Gjermani përkrahin më shumë socialdemokratët, ndërsa zonat rurale po i japin mbështetje gjithmonë e më të madhe Alternativës për Gjermaninë, AfD, fenomen ky që sipas ekspertëve, po vihet re edhe në vende të tjera, përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara.
Në Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore, SPD-ja, e udhëhequr në fushatë nga kryeministrja në detyrë Manuela Schwesig, rezultoi më e fortë kryesisht në qytete, ku mesatarisht niveli arsimor i votuesve është më i lartë. Megjithatë, rikuperimi i SPD-së nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar fitoren. Partia mori 35,5% të votave, rreth tre pikë përqindjeje më pak se AfD-ja.
Edhe të Gjelbrit dhe E Majta rezultojnë rreth dy herë më të fortë në qytete sesa në zonat rurale, duke përforcuar lidhjen mes nivelit të arsimit dhe mbështetjes më të ulët për AfD-në. Për CDU-në, sakaq, diferenca mes qyteteve dhe zonave rurale ishte më pak e dukshme, pasi partia pësoi rënie të fortë në të dy rastet. E njëjta dinamikë u vu re edhe dy javë më parë në Saksoni-Anhalt, ku AfD-ja në zonat rurale kaloi në shumë raste pragun e 50% të votave. Andreas Möller, drejtues i komunikimit në një kompani të madhe private, e përshkruan situatën si një lloj “Kulturkampf”, ose betejë kulturore, mes qyteteve dhe zonave rurale.
Sipas tij, banorët e qyteteve shpesh i kuptojnë më vonë pasojat e ndryshimeve strukturore që kanë prekur pjesën tjetër të vendit.
Top Channel