Humbin në det peshkatarët

29/03/2013 23:35

Prej mesnatës së djeshme, dy të rinj peshkatarë nga Vlora janë zhdukur në det. 25 vjeçarët Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari kanë dalë me një mjet lundrues të vogël me motor.

Për shkak të detit të trazuar, ata u kanë kërkuar ndihmë familjarëve të tyre rreth orës 5 të mëngjesit. Këta të fundit kanë njoftuar policinë kufitare dhe kapitenerinë e Vlorës.

Që në këtë moment nuk ka patur asnjë kontakt me dy peshkatarët, për shkak se telefonat janë fikur. Drejtori i kufirit dhe migracionit në Vlorë, Selman Tema, ka bërë me dije se në kërkim të mjetit kanë dalë policia kufitare, me mjetet e saj, Guardia di Financa, si dhe roja bregdetare.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë edhe helikopterë, si dhe një anije amerikane. Por, deri më tani, nuk ka patur asnjë rezultat. Drejtuesit e operacionit thonë se kërkimet nuk do të ndërpriten dhe se disponojnë mjete për të vazhduar edhe gjatë natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA