Fernando Alonso do të zhvillojë garën e tij të 200 në Formulën 1 këtë të dielë në Sepang të Malajzisë.
Piloti i Ferrarit do e festojë këtë arritje në Kuala Lumpur, një vend që i ka dhuruar shumë kënaqësi pasi aty ka arritur 5 herë në podium, ku përfshihen edhe 3 fitore (2005, 2007 dhe 2012).
31-vjeçari spanjoll ka debutuar në Formulën 1 me makinën Minardi në 4 mars të vitit 2001, në Australi. Që nga atëherë, Alonso numëron 198 gara të zhvilluara (në garën e SHBA-së të vitit 2005 nuk u nis ashtu siç bënë shumica e pilotëve për shkak të pasigurisë që ofronin gomat, por ishte i pranishëm në provat e lira dhe ato zyrtare).
Alonso ka fituar gjatë karrierës së tij 30 gara, ka arritur 87 herë në podium dhe është shpallur 2 herë kampion.
Ja statistikat e Fernando Alonso:
2 tituj kampion
30 fitore
22 pole position
19 xhiro të shpejta
87 podiume
12 sezone
4 tituj konstruktorësh
1.382 pikë
Top Channel