UEFA: Interi nën hetim për racizëm

18/03/2013 20:10

UEFA ka nisur një hetim ndaj Interit për sjelljen raciste të tifozëve të tij, informoi zyrtarisht të hënën institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian.

Nën shqyrtim janë disa incidente të ndodhura gjatë ndeshjes së Europa League, Inter-Tottenham 4-1.

Përveç disa koreve raciste, Interi akuzohet edhe për hedhje sendesh në fushë dhe organizim të papërshtatshëm të ndeshjes.

Në qendër të thirrjeve raciste, në ndeshjen që pavarësisht fitores së thellë solli eliminimin e zikaltërve nga Europa League (4-1; 0-3, kaloi Tottenham me golin ne fushën kundërshtare), u vendos autori i golit vendimtar të miqve, Emmanuel Adebayor.

Pas ndeshjes, trajneri Andre Villas-Boas shprehu keqardhjen e tij për sulmin racist ndaj futbollsitit të tij, duke kërkuar nga UEFA marrjen e masave të përshtatshme. Vendimi i Komitetit Disiplinor do të jepet në datën 19 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA