“Ngjarjet e sotme tregojnë krizën e thellë në Shqipëri”, Gjekmarkaj: Siguria publike nuk është luks, qeveria të ndalojë propagandën e të përballet me realitetin Nga sot, 100 dite perpara zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit
opozita ka nisur nje fushate te re, te quajtur 100 arsye per te mos
votuar Sali Berishen.
Nenkryetari i grupit te Partisë Socialiste, Saimir Tahiri i ka konsiduar ditet e fundit te ketij pushteti, dite qe sipas tij nuk mjaftojne per te risjelle ne kujtese te shqiptareve 8 vjete te keqqeverisjes se Berishes, siç i pershkroi: “te mbarsura me varferi, papunesi, rritje cmimesh, mashtrime, krime, korrupsion e deri te vrasja e qytetareve te pafajshem”.
“Qeveria e Sali Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit, në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.Dhe 100 arsyet për të mos votuar Saliun fillojnë me Gërdecin, këtë tragjedi që vështirë se do të shlyhet ndonjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Tragjedia e Gërdecit sot ka mbetur pa autor. Fajtorët e vërtetë janë të lirë. Njëri është ende Ministër me 26 të vdekur në kurriz, ndërkohë që tjetri vazhdon të kapardiset rrugve të Tiranës me titullin “djali i Kryeministrit”, bashkë me bizneset e veta”, tha Tahiri.
Por kjo ngjarje e rende ende pa autor tha Tahiri nuk do te jete dhe per shume kohe e tille. Ai u zotua ne emer te opozites per ndeshkimin ligjor te te perfshireve ne te.
“Kjo çështje, bashkë me autorët e saj, për ne mbetet një çështje e hapur dhe për të cilën do angazhohemi se do bëjmë gjithcka është e mundur që duke filluar nga ideatorët, djali kryeministrit më i pari, të egzekutorët, ministri Mediu në krye të listës, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari”, theksoi Tahiri.
Top Channel