Pas vdekjes së Hugo Chavez, Venezuela pritet t’i drejtohet sërish kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Nëse pasardhësi i ish-presidentit, i cili u nda nga jeta ditën e hënë në Caracas, pas një lufte të gjatë kundër sëmundjes së kancerit, është i ditur, apo “i përzgjedhur” nga Chavez, në ditët e fundit të jetës së tij, pikërisht Nicolas Maduro, i cili mbante deri në fundjavë postin e zëvendës presidentit, e prej fillimit të kësaj jave është në rolin e presidentit të përkohshëm, opozita anti-Chavez pritet t’ia besojë fatet sërish Henrique Capriles, kandidatit të mposhtur së fundi në zgjedhjet e tetorit nga Chavez.
Burimet vendase kanë konfirmuar se komponentët e ndryshëm të opozitës (rreth 30 parti e formacione elektorale) kanë rënë dakord për përzgjedhjen e të njëjtit emër, Capriles, për zgjedhjet që do të zhvillohen brenda këtij muaji, por zyrtarizimi do të bëhet ditën e premte, pas funeralit të ish-presidentit të ndjerë.
Top Channel