Vritet ariu i vetëm i Zvicrës

21/02/2013 16:25

Ariu i vetëm zviceran që jetonte në gjendje të egër u vra gjatë së enjtes, raportoi një televizion kombëtar.

Pavarësisht statusit të tij unik, ariu u qëllua për vdekje nga autoritetet pranë luginës së Poskiavos, pranë kufirit me Italinë, pasi ai i ishte afruar qëndrave të banuara dhe besohej se mund të kërcënonte njerëzit.

Ariu i vetëm i murrmë i Zvicrës ishte vëzhguar më parë duke dhunuar disa zona urbane, në kërkim të ushqimeve dhe vendimi për ta vrarë u mor pasi iu afrua një shkolle të një fshati më parë gjatë javës.

Kafsha kishte shfaqur mungesë frike ndaj njerëzve edhe në disa raste, në të cilat fshatarë të ndryshëm i ishin afruar për ta trembur.

”Është fakt që ky ari nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë agresioni deri më sot, por rreziku që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen është i patolerueshëm”, u shpreh një zyrtar i policisë pyjore.

Megjithatë, shumë zviceranë, nëpërmjet rrjeteve shoqërore, kanë kritikuar ashpër vendimin e autoriteteve për të eliminuar gjitarin, duke pyetur se përse nuk u vendos që ai të kapej dhe të shoqërohej në ndonjë kopësht zoologjik, në vend që të vritej gjakftohtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA