Schmeichel: Mou s’do drejtojë kurrë United

12/02/2013 00:00

Peter Schmeichel, portieri legjendar i Manchester United deklaron se Jose Mourinho nuk do të drejtojë kurrë “Djajtë e Kuq”.

Për idhullin e tifozëve të United, Mou nuk do të jetë pasuesi i Ferguson kur ky i fundit të vendosë të largohet nga drejtimi i skuadrës dhe kjo jo për shkak se i mungojnë aftësitë, por sepse klubi anglez, sipas tij, trembet nga ajo që trajneri anglez mbart me vete plus pasigurinë për një qendrim afatgjatë.

“Ai është një kandidat i fortë për cilësinë që ka si trajner, por klubi nuk dëshiron të merret me gjithë të tjerat që ai do të sillte me vete në Old Traford. Chelsea, Inter dhe tashmë Real Madrid janë klubet ku portugezi ka dëshmuar se nuk qendron më shumë se 3 vjet”, tha Schmeichel.

Komentet e ish-portierit danez i dha për gazetën spanjolle El Mundo në prag të supersfidës së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid, e tashmja e Mourinho-s dhe Manchester United, e ardhmja e prezumuar e tij.

Lidhur me sfidën, Schmeichel shprehu besimin se Manchester-i i tij do të kalojë. Gjithë bota sheh favoritë Realin, tha ai, por ne kemi shanset për t’i mundur ata sepse kemi një skuadër të mirë dhe në formë të shkëlqyer.

Real Madrid-Manchester United luhet të mërkurën në orën 20:45 dhe transmetohet drejpërdrejt në paketën SuperSport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB