Tenisti “anonim” prish festën e Nadal
11/02/2013 10:10
Rafael Nadal humbi finalen e Vina del Mar në Kili pasi u mund nga një argjentinas që njihet vetëm nga të “fiksuarit” pas tenisit.
Spanjolli, i cili rikthehej në një turne pas një mungese të gjatë, humbi në tre sete 6-7, 7-6 dhe 6-4 ndaj Horacio Zeballos.
Ndeshja e fituar nga numri 73 i klasifikimit të ATP-së zgjati 2 orë e 46 minuta dhe ky është titulli i parë për të në karrierë.
Rafael Nadal, ish-numri 1 i Botës në tenis, humbi gjithashtu finalen e dyshes së këtij turneu. Cifti i formuar prej tij dhe argjentinasit Juan Monaco u mund në dy sete (6-2 dhe 6-3) nga dyshja italiane Paolo Lorenzi dhe Potito Starace.
Ky takim u zhvillua disa orë pas finales që Nadal humbi ndaj Zeballos.
Top Channel