PSG, Beckham mungon ndaj Valencias

11/02/2013 11:30

Carlo Ancelotti, trajneri i Paris Saint Germain, ka publikuar listën e 20 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampioneve ndaj Valencias, ku bie në sy mungesa e David Beckham dhe Thiago Silva.

Mesfushori veteran anglez nuk është në formën fizike më të mirë dhe do të vazhdojë stërvitjen për rifitimin e saj duke shtyrë debutimin e tij me ekipin e kryeqytetit francez.

Ndërsa Thiago Silva nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi në këmbën e majtë, dëmtim që e pësoi më 11 janar ndaj Ajaccio.

Gjithashtu në ndeshjen e Champions do të mungojë Thiago Motta (i dëmtuar), Ronan Le Crom dhe Tiene Siaka (vendim teknik).

Ja lista e të grumbulluarve nga Carlo Ancelotti: Alex, Areola, Armand, Camara, Chantome, Conte, Douchez, Gameiro, Ibrahimovic, Jallet, Lavezzi, Lucas, Matuidi, Maxëell, Menez, Pastore, Sakho, Sirigu, Van der Wiel y Verratti.

Ndeshja Valencia-PSG, që do të luhet të martën në orën 20:45, do të drejtohet nga gjyqtari italian Paolo Tagliavento.

Top Channel