Përse Maroku u shpall kampion pas dy muajsh, çfarë ndodhi me Senegalin dhe paralelizmi me Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014
Laçi me 10 lojtarë përmbysi rezultatin dhe mundi në Peqin 2-1 Besën. Dalja me të kuq e kapitenit të Laçit, Vucaj, në minutën e 17 ia lehtësoi punën skuadrës kavajase, e cila falë epërsisë numerike kaloi në avantazh me Sefën.
U mendua se pas këtij goli Besa do të thellonte rezultatin, por ndodhi e kundërta. Në fundin e pjesës së parë, Emiliano Cela shënoi golin e barazimit dhe mbylli pjesën e parë me këtë rezultat.
Me fillimin e të dytës laçianët kaluan në avantazh me një 11-metërsh të dyshimtë, i cili u shndërrua në gol nga Zefi. Besa kërkon të reagojë, por rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan nga Sefa dhe Kastrati.
Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e dytë me 24 pikë, ndërsa Besa ngelet në kuotën e 16 pikëve.
Top Channel