Superiorja, triumfe për vendasit dhe Kukësin

10/02/2013 00:00

Tirana ka bërë detyrën ndaj Tomorit, duke fituar 1-0 në “Qemal Stafa”,
në një terren që kishte pak lidhje me atë të një fushe futbolli dhe me
shkallët më shumë të mbushura me policë se sa tifozë.

Beratasit janë mundur nga bardheblutë, që dominuan lojën, por që i konkretizuan shumë pak rastet e tyre. Ndeshja u vendos nga një gol i Limanit, në minutën e 37-të.

Kukësi ka fituar 1-3 në fushën e Luftëtarit. Skuadra e Cungut është e vetmja, që arriti sot një fitore në transfertë. Goli i parë u shënua nga miqtë në minutën e 35-të. Luftëtari reagon pas 5 minutash me Çaçon, ndërkohë që goli i fundit të pjesës së parë, me Malotën, si dhe Popoviç i çojnë shifrat në 1-3.

Kastrioti nuk zhgënjen dhe arrin të fitojë thellë ndaj Apolonisë 4-1. Krutanët e nisën vrullshëm, kur në 5 minuta lojë e panë veten në avantazh të dy golave. Të tjerë u realizuan në pjesën e parë nga Hysa dhe Moçka me penallti. Për fierakët, goli i nderit vjen në minutën e 83-të.

Teuta ka arritur të mposhtë pastër 3-0 Shkumbinin. Dy golat e Daniel Xhafës dhe një i Osmanit vulosin këtë rezultat. Pas javës së 14-të, Teuta rrëmben vendin e dytë me 24 pikë, ndërsa Tirana me Kukësin ulin edhe me një tjetër pozicion më poshtë Laçin, që iu gëzua vetëm për 1 ditë vendit të dytë.

Apolonia dhe Tomori ndajnë së bashku vendet e fundit me 8 dhe 6 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta