Asambleja vjetore e Federatës shqiptare të Boksit ka zhvilluar analizën e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku sportistët kuqezi kanë marrë pjesë.
Në fokusin e veçantë të FSHBO-së, kanë qenë draft-rregulloret për klubet sportive, si dhe miratimi i kalendarit të aktiviteteve për vitin në vijim.
Në ringun shqiptar ka aktualisht disa talente, që kanë spikatur edhe me ekipin kombëtar në turnetë e fundit, zhvilluar në Rusi dhe Bullgari, dhe pjesë e planeve është stimulimi i tyre për të arritur rezultate të larta.
Aktiviteti kryesor i Federatës shqiptare të Boksit është kampionati kombëtar si dhe turneu memorial “Vllaznia”, i kthyer tashmë në traditë dhe që këtë vit do të mbledhë boksierë profesionistë nga Australia, SHBA, Mali i Zi, Rusia e shumë vende të tjera.
Top Channel