Bundesligë, suprizon Hamburgu

10/02/2013 00:00

Hamburgu është supriza e kësaj fundjave në Bundesligë. Skuadra e Torsten Fink doli jashtë të gjitha parashikimeve dhe mundi 4-1 Borusia Dortmundin që pjesën më të madhe të lojës e luajti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Levandovskit.

Sulmuesi polak doli disa minuta pasi shënoi golin e avantazhit për Dortmundin. Rudvens dhe Son ishin autorët e 4 golave të Hamburgut.

Humbjen e Dortmundit e shfrytëzoi në favor të saj skuadra e Bajern Mynih që shkatërroi 4-0 Shalken, duke e çuar në 15 pikë diferencën me kampionët në fuqi të Gjermanisë.  

Dopjeta e Alabas, goli i Shvajnshtajger dhe ai i Gomes vulosën fitoren e katërt radhazi për skuadrën e Jup Hejnkes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB