Rafa Nadal, në gjysmëfinalet e VTR Open

09/02/2013 08:00

Rafael Nadal ka arritur gjysmëfinalet e VTR Open të Vina del Mar (Kili) pasi mundi Dani Gimeno Traver 6-1, 6-4 në 1 orë e 24 minuta lojë.

Traver (numri 66 i ATP-së) nuk mundi të përballonte tenistin spanjoll i cili pak nga pak po rifiton formën.

Nadal provoi në këtë takim reverin e tij dhe sulmoi shpesh rrjetën për të rifituar besimin në lojë.

Tashmë në gjysmëfinale spanjolli do të ndeshet me Jeremy Chardy.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta