Bayern Munchen, Badstuber rinovon kontratën

09/02/2013 11:40

Holger Badstuber, qendërmbrojtësi i Bayern Munchen, ka rinovuar kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2017.

Lojtari i kombëtares gjermane i është bashkuar ekipeve zinxhirë të Bayern në vitin 2002 dhe në vitin 2009 arriti të bënte hapin e madh drejt skuadrës së parë, kur në pankinë ishte hollandezi Van Gaal.

Vitin pasardhës u grumbullua nga kombëtarja gjermane dhe ishte pjesë e ekipit që luajti Botërorin në vitin 2010 dhe kampionatin europian në vitin 2012.

23-vjeçari aktualisht nuk është i disponueshëm pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë.

“Të firmosësh zgjatjen e kontratës me një klub si Bayern Munchen është gjithmonë diçka e veçantë. Jam shumë i lumtur”, deklaroi futbollisti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta