Pedro de la Rosa, kolaudatori i Ferrarit, deklaroi se mbeti i kënaqur nga dita e testimit në Jerez de la Frontera edhe pse gjatë paradites makina e tij pati probleme mekanike që nuk e lejuan të bënte më shumë se dy xhiro.
“Humba të gjithë paraditen dhe më vjen keq, por pasdite kompletova të gjitha testet aerodinamike që duheshin kompletuar”, deklaroi spanjolli veteran.
“Rezultatet e sotme do të jenë të dobishme në simulator. U njoha më mirë me pjesëtarët e skuderisë dhe makinën”, shtoi De La Rosa, i cili sezonin e kaluar ishte pilot zyrtar i HRT-së.
“Makina është e ekuilibruar dhe iu përgjigj mirë ndryshimeve. Nuk pati asnjë problem pasdite, por duhet të presim testimet e Barcelonës për të parë më mirë situatën”, tha Pedro de la Rosa.
Top Channel