Gazeta “Panorama” feston 10-vjetorin

08/10/2012 23:00

Gazeta “Panorama” ka kremtuar 10 vjetorin e krijimit të saj, me rreth 600 të ftuar nga fushat e medias, politikës e personalitete të ndryshme, në një nga hotelet e kryeqytetit.

Të pranishem mes të tjerësh Presidenti i Repubikës, Bujar Nishani, kryebashkiaku Lulzim Basha, kreu i LSI-së Ilir Meta dhe deputetë të ndryshëm.

Kryeministri Berisha dhe Kreu i Socialistëve Rama dërguan urimet e tyre nëpërmjet videomesazheve, për shkak të impenjimeve të tyre jashtë vendit.

Top Channel