Nëna, alergji nga fëmija i saj

25/09/2012 16:30

Një nënë e re përjetoi një shtatzani të tmerrshme, pasi fëmija që mbante në bark krijoi alergji me trupin e saj.

Historia e pabesueshme, e publikuar të martën në “Daily Mail”, i përket 20-vjeçares Dayle Byrom, e cila vuante nga një formë tepër e rrallë e mungesës së tolerancës ndaj testosteronit, të prodhuar nga fetusi i saj në mitër.

Si rrjedhojë e hormoneve të fëmijës së palindur, e reja nisi të përjetonte dhembje të papërballueshme, që e shtynë të mendonte deri për ndërprerjen e shtatzanisë.

Dhembjet u përshkallëzuan midis javës së 20-30 të shtatzanisë, me lëkurën që u ndez flakë e kuqe dhe nenen qe perjetonte kruajtje të papërballueshme.

Alergjia e bëri të pamundur për 20-vjeçaren që të prekte apo prekej, ndërsa vuante edhe për të realizuar detyrat më të thjeshta.

Gjatë kësaj periudhe, e reja u konsultua me dhjetë mjekë të ndryshëm, por askush nuk mund t’i jepte një zgjidhje për gjendjen e saj të rrallë.

Megjithatë, pasi vendosi te duronte dhembjet dhe te mbante femijen, pas lindjes, alergjia e saj u zhduk në mënyrë të menjëhershme.

Sipas të dhënave statistikore, një në 300 shtatzani vuan nga forma të ndryshme alergjie, por jo aq ekstreme si ajo e Byrom.

Përgjithësisht, më të rrezikuara janë ato femra që kanë lindjen e tyre të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA