Në mesin e krizës së borxhit që ka gjunjëzuar Europën dhe një ekonomie të calë botërore, Alessandro Benetton ka ndërmarrë misionin e gjetjes së një zgjidhjeje për ngërcin e krijuar e i ka kërkuar 100 milionë të rinjve të papunë të vijnë me ide të reja.
Presidenti 48 vjecar i grupit Beneton lancoi pjesën më të fundit të fushatës publicitare “Unhate”(Mos urre), duke e vënë theksin tek të papunët nën 30 vjec të cilët po luftojnë t`i gjejnë kuptim cdo dite që kalon pa bërë dicka.
“Do të jetë një lloj konkursi i bërë në internet, ku këta të rinj nga 19 deri në 30 vjec mund të marrin pjesë e të propozojnë idetë e tyre apo projekte që mund të jenë në të mirë të shoqërisë ose qytetit ku jetojnë”, tha Alessandro Benetton, kryetar i grupit Benetton.
Videot e fushatës tregojnë të rinj në protesta, në pritje të intervistimit për vende pune apo në radhë përpara zyrës së punësimit, dhe mendohet të jenë më pak polemizuese sesa reklamat e fundit të kompanisë, që cuan drejt një përplasjeje ligjore me Vatikanin për fotot që tregonin Papën Benedikt duke u puthur në buzë me një imam.
Këtë herë, fushata globale do të konsistoje në postera, bluza, një film dhe nje konkurs ku do të përzgjidhen 100 të papunët e vitit. Secili prej tyre do të fitojë 5.000 euro për projektet e paraqitura.
Benetoni beson se modeli i rritjes ekonomike post-luftës së Dyte Botërore, i mbështetur në rritjen e palëkundur të GDP-së si mënyra më e mire e arritjes së mirëqënies, është eklipsuar nga ndryshimet marramëndëse të shekullit të 20-të dhe 21-të, sidomos me shpërthimin e fuqisë kompjuterike dhe internetit.
“Kjo që ne po bëjmë është dicka e vogël, e nuk pretendoj të ndryshojë gjë”, thotë Alessandro Benetton. “Por nëse një ditë, kompanitë e tjera do të ndjekin shembullin tonë e të bëjnë dicka praktike në këtë situatë, shton ai, atëherë do të ndihem i kënaqur”.
Top Channel