
Gjendja është mëse kritike për peshngritjen shqiptare, e cila është në prag të një goditjeje të rëndë nga Federata Botërore për shkak të rasteve të përsëritura të sportistëve me doping.
Një ngjarje që mund të sjellë më e pakta një gjobë prej 100 mijë dollarësh, e cila i kalon sërish si barrë taksapaguesve, deri në përjashtimin për dy vjet, ashtu si ndodhi me Bullgarinë dhe Greqinë disa vite më parë.
Por ish-presidenti i kësaj federate, Gudar Beqiraj, aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencave, mendon se problemi duhet të marrë zgjidhje duke filluar me gjestin qytetar të drejtuesve të federatës, atë të dorëheqjes: “Ky është minimumi që duhet bërë nga drejtuesit. Të gjitha federatat janë në prag të zgjedhjeve në fund të fundit. Për mua kjo do të ishte gjëja më e ndershme.”
Një ish-sportist, gjyqtar ndërkombëtar dhe ish-president i FSHP-s, zori Beqiraj thekson se ai që rreh gjoksin për të marrë meritat kur këta sportistë kanë ardhur me medalje, tani duhet të reagojnë duke marrë përsipër përgjegjësitë.
Ndëdrsa sekretari i Federatës, Ilir Kraja, i pyetur për rastin Pulaku e cilësoi atë si një problem individual të sportistit dhe të trajnerit të tij.
Beqiraj nënvizon: “Nuk është faji i sportistit që ndodhi kjo gjë. Pulaku është stërvitur jashtë shtetit dhe faji i Federatës është që nuk ka grumbulluar sportistët para një eventi si Olimpiada ku të bëheshin të gjitha kontrollet.”
Aktualisht ekziston edhe një problem klanesh mes drejtuesit tonë të federatës dhe presidentit të Federatës Botërore, Tamas Ajan. Presidenti ynë mbështet klanin e presidentit të federatës europiane, italianin Antonio Urso, i cili i ka premtuar edhe zhvillimin e Kampionatit Europian pas 2 vitesh në Shqipëri, ndërkohë që vendimi për pezullimin tonë merret nga Federata Botërore, ku shpresojmë, të paktën për këta sportistë, të mos marrë vendimin maksimal, atë të pezullimit.
Top Channel