Kombëtaret Olimpike, Brazili mund Britaninë

21/07/2012 01:30

Ekipi olimpik i futbollit të Brazilit nuk hasi asnjë problem në fitoren ndaj Britanisë së Madhe të cilën e mundi në një miqësore të zhvilluar në Middlesbrough me rezulatin 2-0.

Skuadra e trajnerit Menezes u shfaq dukshëm më lart, ndërsa shënoi me anë të Sandro dhe Neymar nga pika e 11-metërshit, të fituar nga një faull në zonë ndaj Hulk.

Për Brazilin, Pato ka hyrë në minutat finale, ndërsa e shkëlqyer ka qenë prova e ish-milanistit Tiago Silva, që luajti që nga fillimi.

Në radhët e Britanisë të pasuksesshme kanë rezultuar tentativat e përforcimeve të Giggs, Bellamy dhe Richards.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA