Federico Balzaretti e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij. Mbrojtësi i kombëtares italiane dhe Palermos ka zbuluar për ‘Corriere dello Sport’ se dëshiron të luajë tek Paris Saint Germain e nëse kjo gjë nuk ndodh do të vazhdojë karrierën tek Palermo.
“Ose shkoj tek PSG ose qëndroj në Palermo. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, është shprehur futbollisti italian duke i mbyllur kështu derën përfundimisht Milanit dhe Napolit, dy skuadrat e Serisë A të interesuara për të.
Zgjedhja e tij ka të bëjë me faktin se është i martuar me Eleonora Abbagnato, Zonjë e Parë në Operën Garnier të Parisit.
“Kam folur edhe me Zamparinin (presidentin e Palermos) dhe ia kam thënë alternativat e mia. Shpersoj që e ardhmja të zgjidhet sa më shpejt, mundësisht brenda javës së ardhshme”, shton Balzaretti, i cili në EURO 2012 luajti pothuajse të gjitha ndeshjet me kombëtaren e Cesare Prandelli.
Top Channel