Dogana e Kosovës dënon fabrikën e prodhimit të cimentos Sharr Cem në Kosovë për mashtrim tarifor.  Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i doganave të Kosovës Adriatik Stavileci,  i cili tha se nuk është në dijeni për shumen e masës sw shqiptuar nga Komisoni për Kundërvajtje Doganore.

Dicka e tillë ndodhi pasi Sharr Cem u mundua të sjellë cimento në Kosovë fshehurazi nëpërmjet kufirit me Maqedoninë. 12 maune me cimento të pafinalizuar për disa ditë kanë qendruar në kufirin me Maqedoninë sepse doganierët kosovare dyshonin se brenda tyre ka çimento e jo lëndë të parë sic ishte deklaruar malli.

Sipas burimeve doganore deklarimi i rrejshëm nga Sharr Cem është bërë për ti ikur taksës doganore prej 35 përqind të vënë nga ministria e tregtisë për shtetet importuese të cimentos për të mbrojtur pikërisht Sharr Cemin.
 
E teksa e gjithë kjo bëhet në kohën kur importi i cimentos është shtrenjtuar, ministria e tregtisë ka dëgjuar të martën shqetesimet e të gjitha palëve të interesit.

Në një njoftim thuhet se  “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajti takim me përfaqësues të bizneseve dhe të institucioneve qeveritare të Kosovës për të diskutuar rreth vendimit të çimentos”.

Qëllim i këtij forumi ishte mbledhja e informatave nga përfaqësuesit e bizneseve, që do të verifikohen në vazhdimësi. Para se të shkojë në një vendim tjeter ministria e tregtisë zotohet se do ti verifikojë të gjitha faktet e prezantuara nga përfaqësuesit e bizneseve.

Prezent në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e sharr cemit të cilët kanë deklaruar se nuk do të ketë ngritje të cmimit të cimentos.
 
Me 11 qershor të këtij viti ministria e tregtisë mori vendimin për vendosjen e masës tarifore prej 35 përqind për të gjithë importuesit e cimentos, me arsyetimin se nga importi i këtij produketi është dëmtuar prodhimi vendas.

Top Channel