Berisha, darkë për Nishanin
19/06/2012 22:50
Kryeministri Sali Berisha shtroi një darkë në mbrëmjen e së martës në një restorant në periferi të Tiranës për zgjedhjen e zotit Bujar Nishani në postin e Presidentit të Republikës.
Kamerat kanë filmuar hyrjen e Kryeministrit Berisha, Kryeparlamentares Jozefina Topalli, drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike, Presidentit të Zgjedhur Nishani dhe deputetëve të PD-së në restorant.
Të pranishëm kanë qenë edhe kryetarët e partive aleate, me perjashtim të zotit Idrizi që ndodhet jashtë vendit.
Pjesë e darkës për presidentin e ri ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.
Të njëjtën darkë kryeministri Sali Berisha e shtroi edhe 5 vjet më parë kur në krye të shtetit u zgjodh Bamir Topi.
Top Channel