Bulqizë, bllokohen stoqe kromi

20/04/2012 09:30

Policia e rrethit të Bulqizës, gjatë kontrolleve në stoqet e minierës  së Bulqizës ka mundur të sekuestrojë disa tonë krom, i cili është nxjerrë në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas policisë, firma që po punon në këto grumbullime e ka grumbulluar kromin pa patur një liçensë dhe ka shfrytëzuar në mënyrë ilegale minatorët dhe banorët e zonës.

Ndërkohë, veprimet proceduriale do t’i kalojnë prokurorise së rrethit Dibër për hetime të mëtejshme.

Aksionet për parandalimin e shfrytëzimit të kromit në mënyre të paligjeshme në zonën krombajtese të kesaj miniere kanë filluar prej disa ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA