Është 76 vjeç dhe jeton vetëm në ishullin e Sotobanarit, një nga ishujt në skajet më ekstreme të Japonisë.
Nagasaki, ky është “Robinson Crusoe” i kohëve moderne që jeton në Japoni duke u ushqyer me oriz e duke pirë ujin e mbledhur nga shirat.
Sotobanari (shqip përkthehet Ishulli i Largët) megjithëse quhet ishull, është vetëm një rrip toke i gjatë rreth 1 kilometër, në formën e bizeles e që shtrihet mes Tajvanit dhe Tokios, nën juridiksionin e provincës japoneze të Okinauas.
Përfshihet shpesh nga dallgë të mëdha, shira të rrëmbyeshëm të shoqëruara me erëra të forta. Kushtet janë aq ekstreme sa as peshkatarët japonezë, të njohur në mbarë botën për profesionalizmin e tyre, nuk guxojnë të kalojnë në këto anë.
Megjithëse është një habitat aspak miqësor për njerëzit, Masafumi Nagasaki e ka zgjedhur si shtëpinë e tij që prej fillimit të viteve ’90, kohë kur vendosi të jetojë në vetmi të plotë.
Aq shumë i ka hyrë në zemër ky stil jetese Nagasakit, saqë ai shprehet i vendosur të vazhdojë të jetojë në vetmi të plotë deri në fund të jetës së tij. Sekreti i mbijetesës së tij? Ndjek rregullat e natyrës, thotë ai, natyra nuk mund të mposhtet, duhet thjesht t’i bindemi verbërisht.
“Para se të vija këtu, nuk isha i bindur se ku doja të kaloja ditët e mia, se ku doja të varrosesha, por tani jam i bindur, dua të vdes në këtë ishull, i rrethuar nga natyra”, thotë 76-vjeçari.
Top Channel