Rusi, sërish protesta anti-Putin
31/03/2012 21:55
Opozita ruse vazhdon të protestojë kundër procesit zgjedhor ku u shpall fitues kryeministri aktual rus, Vladimir Putin në një proces zgjedhor që ajo e quan “një farsë totalisht e manipuluar”.
Mijëra persona dolën në sheshet e Moskës. Forca të shumta sigurie rrethuan protestuesit dhe ndërhynë për shpërndarjen e tubimit, të organizuar pa autorizimin nga forcat e sigurisë.
60 persona raportohen të arrestuar vetëm në sheshin Triumfalnia në Moskë, dhjetra të tjerë në rrugë e sheshe të tjera të kryeqytetit rus si dhe në qytetin e Shën Peterburgut.
Mes të arrestuarve është edhe organizatori i protestës, Eduard Limonov, shkrimtar dhe politikani udhëheqës i “Rusisë Tjetër”.
Top Channel