
Megjithëse popullariteti i tij nuk është në nivelet më të larta të
mundshme, kur vjen fjala për të zgjedhur ndërmjet Barak Obamës dhe Mitt
Romeny-t, votuesit në të paktën tre shtete të lëkundura amerikane do të
preferonin presidentin aktual.
Një sondazh i universitetit ‘Quinnipiac’ tregon se Obama eshte perpara Romney-t me 7% ne Florida, 6% ne Ohio dhe 3% ne Pensilvani.
Një anketim i ngjashem, i realizuar ne muajin dhjetor, e nxirrte republikanin ne krye ne dy prej ketyre shteteve, ndersa Pensilvanine e llogariste si barazim.
Ne kampin e Romney-t nuk kane marre parasysh vetem anen negative te sondazhit, por jane perpjekur te nxjerrin dicka te mire prej tij, duke insistuar se anketa deshmon ne nje fare menyre se ish-guvernatori i Masachussesit do te ishte kandidat me i forte per Shtepine e Bardhe sesa rivali Rick Santorum.
Arsyeja kryesore perse perspektiva e Obames po vjen ne permiresim, sipas eksperteve, eshte me te gjithe gjasat ekonomia. Gati 9 nga dhjete te intervistuar pohuan se situata ekonomike perben shqetesimin e tyre kryesor, e pasuar nga papunesia dhe reforma shendetesore qe po shqyrtohet aktualisht ne Gjykaten e Larte te vendit. Në qendër të çështjes është klauzola e reformës që i detyron amerikanët të blejnë sigurim shëndetësor, ne te kundert mund të gjobiten. Detyrimi për të blerë sigurime shëndetësore fillon në vitin 2014. Sondazhi tregoi gjithashtu se ndersa ne tre shtetet e lekundura, obama dhe Romney kishin pothuajse te njejtin nivele preference nga votuesit meshkujt, presidenti kryeson qarte si favorit i femrave.
Top Channel