Dy përballje interesante gjermano-spanjolle do të shihen në raundin çerekfinal të Europa League, vendosi shorti i mbajtur ditën e premte, me një orë diferencë nga ai i Champions League.
Rruga drejt finales që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, në Rumani, paraqitet e vështirë për gjermanët e Schalke, që do të rivalizojnë Bilbaon e entuziasmuar nga kualifikimi me Manchester United.
Sfida e dytë midis përfaqësuesve të Primerës dhe Bundesligës është ajo midis Hannoverit dhe Atleticos së Madridit. Ekipi i tretë spanjoll, Valencia, pasi eliminoi holandezët e PSV përballet me një tjetër ekip nga vendet e ulta, AZ Alkmarin.
Çerekfinalja e katërt është ajo midis Sportingut të Lisbonës dhe ekipit surprizë të tetëshes së të mbeturve në garë, Metalistit ukrainas.
Gjithashtu u përcaktua shorti i gysmëfinaleve, me fituesit e Atletico-Hannover, që do luajnë me fituesen e Valencia-AZ dhe gjysmëfinalen e dytë që do të përcaktohet nga fituese e dy çifteve të tjera.
Tabela e çerekfinaleve të Europa League
1. AZ Alkmaar-Valencia
2. Schalke-Athletic Bilbao
3. Sporting-Metalist Kharkiv
4. Atletico-Hannover
Shorti për gjysmëfinalet
Fituesja 4-Fituesja 1
Fituesja 2-Fituesja 3
Top Channel