Një lider i vjetër militant palestinez është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza, kanë bërë të ditur burime izraelite dhe palestineze.
Zohair al-Qaisi, sekretar i përgjithshëm i Komitetit të Rezistencës Popullore u qëllua pasi po planifikonte një sulm, kanë deklaruar burimet izraelite. Nga sulmi një militant tjetër mbeti gjithashtu i vrarë.
KRP, që përfaqëson një numër fraksionesh të armatosura në aleancë me Hamas, ka kryer së fundmi sulme të shumta me raketa dhe granata ndaj Izraelit.
Burimet palestineze kanë deklaruar ndërkohë se militanti i dytë ishte Mahmoud Hanani, i cili ishte liruar nga një burg izraelit pesë vjet më vonë dhe ishte dërguar në Gaza.
Më herët, informacione të gabuara sugjeronin se ai ishte mes personave të liruar në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve me lirimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit, i mbajtur peng për vite të tëra.
Ndërkohë, burime mjekësore deklarojnë se një person i tretë është plagosur rëndë nga sulmi, i ndodhur në afërsi të Gaza Siti.
Ndërsa agjencia e lajmeve “Associated Press”, duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve, njofton se avionë të telekomanduar izraelitë ishin dëgjuar në zonë vetëm pak çaste para se makina e militantëve të shpërthente në flakë.
Pak më vonë ushtria izraelitë konfirmoi një sulm të dytë, nga i cili kanë vdekur dy persona, që sipas komandës po përgatisnin të qëllonin raketa ndaj Izraelit. Gjithësej thuhet se nga sulmet kanë vdekur 12 persona.
Top Channel