Milan po mendon për rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic që skadon në 30 qershor 2014.
Klubi kuqezi kërkon të shtojë edhe dy vite të tjera në kontratë duke e çuar deri në vitin 2016 marrëdhënien me sulmuesin suedez.
Sipas sportmediaset.it, të enjten drejtuesit Galliani dhe Braida janë takuar me prokuratorin e suedezit, Mino Raiola. Vullneti i të dyja palëve është të rinovojnë kontratën edhe pse Ibra kërkon një rritje të menjëhershme të rrogës.
Për momentin Ibrahimovic është futbollisti më i paguar i Serisë A me një rrogë prej 9 milionë eurosh, por sërish kërkon një rritje page për të mbyllur karrierën tek Milani.
Klubi është i gatshëm të plotësojë kërkesat e lojtarit, por duhet pritur fundi i sezonit për hedhjen e firmës. Me fitoren e një trofeu këtë sezon rinovimi do të bëhej menjëherë.
Edhe për rinovimin e Mark van Bommel gjithçka është sqaruar. Mesfushori 35-vjeçar hollandez do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër duke shtyrë mbylljen e karrierës me PSV Eindhoven.
Top Channel